Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhajt, është liruar pas refuzimit për ekstradim drejt Hagës.
Në dosjen që Top Channel publikoi në muajin gusht thuhet se fletë arresti nga një gjyqtar i vetëm u lëshua për Goxhajn, për shkak të një postimi më datë 1 janar 2023, nëpërmjet të cilit dyshohet se zbuloi informacion të mbrojtur jo publik për dëshmitarët.
Shkrimi që përmendet në dosje u publikua në llogarinë e “Facebook” me adresë Dritan Goxhaj dhe më tej artikulli u botua dhe te një agjenci lajmesh kosovare.
Informacioni që u zbulua përfshin emra, të dhëna personale dhe vendbanimin e dëshmitarëve të supozuar në proceset e dhomave të specializuar.
Një paralajmërim i Goxhajt se do të zbuloheshin të dhënat personale të dëshmitarëve dhe rrethana se ai mban përgjegjësi penale, përfshihet mes shkaqeve se përse iu kërkua Shqipërisë ta arrestojë.
Pasi gjykata e Tiranës la në fuqi masën e arrestit, avokati i Goxhajt këmbënguli refuzimin e ekstradimit.
I arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimi, Goxhaj dyshohet për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kujtojmë se Goxhaj është djali i ish-zv.shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj. Ai iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë dhe ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë vitit 1999./FolDrejt/