Kërkesa e KOSTT-it për ndarjen e miliona eurove për shpenzimet e rrymës në veri, është refuzuar nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.
KOSTT-i ka kërkuar ndarjen e 33 milionë eurove për këtë çështje.
Komisioni në fjalë, ka refuzuar edhe një varg kërkesash të tjera, ndërsa sipas deputetit Eman Rrahmani, arsyeja e këtyre refuzimeve ndërlidhet me tavanet e larta buxhetore, transmeton Fol Drejt.
Aktualisht ky komision po shqyrton në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin 2022 i planifikuar 2 miliardë e 748 milionë euro.