Një panel në Kaliforni të SHBA-së ka refuzuar lirimin me kusht të personit që u dënua për vrasjen e senatorit dhe kandidatit presidencial amerikan në vitin 1968.
Sirhan Sirhan qëlloi për vdekje Robert F. Kennedy-n, i cili përfaqësonte shtetin e New Yorkut në Senat në Los Angeles më 5 qershor 1968, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Vrasësit, 78-vjeç, iu mohua lirimi me kusht nga një panel prej tre anëtarësh, sipas NBC News, i cili citoi deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Institucioneve të Korrigjimit dhe Rehabilitimit.
Paneli për lirimin me kusht konstatoi se Sirhan përmbush kushtet për lirim me kusht në gusht 2021, por guvernatori Gavin Newsom e refuzoi propozimin, sipas NBC News.
Sipas CNN, procedura e së mërkurës ishte seanca e 17-të e Sirhan-it për propozimin e lirimit me kusht.
Kennedy u vra pak pasi fitoi zgjedhjet presidenciale në Kaliforni.
Sirhan u dënua për vrasje të shkallës së parë dhe sulm me qëllim për vrasje ndërsa prapa grilave është që nga viti 1969./FolDrejt/