Një dirigjent ukrainas është vrarë nga forcat ruse pas refuzimit për të marrë pjesë në një koncert në rajonin e pushtuar të Khersonit.
Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës në Ukrainë përmes një deklarate se Yuriy Kerpatenko refuzoi të marrë pjesë në një koncert, ku organizatorët rusë synonin të paraqisnin jetën në Kherson si “përmirësim i jetës paqësore”.
Tutje bëhet e ditur se zyra e prokurorit rajonal në Kherson ka nisur një hetim zyrtar në bazë të “shkeljeve të ligjeve dhe zakoneve të luftës, të kombinuara me vrasje të qëllimshme”./FolDrejt/