Qeveria e Polonisë ka pretenduar se Bjellorusia ka shkatërruar plotësisht vendin memorial ku ndodhen varret e ushtarëve polak që kanë humbur jetën gjatë luftës së Dytë Botërore.
Lukasz Jasina, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Polonisë, në rrjetet sociale tha se varret në rajonin Surkonty të Bjellorusisë që i përkasin forcave të rezistencës polake, që u konfrontuan me ushtrinë e Bashkimit Sovjetik gjatë luftës së Dytë Botërore, “janë shkatërruar nga ana e autoriteteve të regjimit të Minskut”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Gabohen shumë ata që mendojnë se memoria e heronjve mund të fshihet. Regjimi do ta paguajë çmimin për këto veprime barbare”, tha Jasina.
Ndërkohë, Bjellorusia akoma nuk është prononcuar idhur me pretendimet, por dihet se administrata e Minskut në të kaluarën ka shkatërruar vendet memoriale që i përkasin polakëve./FolDrejt/