Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e Rahovecit, në të cilën u vranë 150 civilë të pafajshëm nga forcat paramilitare e militare serbe, shkruan Fol Drejt.
“Më 19 korrik të vitit 1998, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë mizorisht afro 150 gra, fëmijë e pleq, të strehuar në Teqen e Sheh Myhedinit në Rahovec, sikurse edhe në vendin e quajtur ‘Tuma’” – ka shkruar presidentja.
Sipas saj përkujtimi i sotëm “nuk është vetëm një mundësi për ta kujtuar këtë ditë të trishtë, për ta kujtuar të kaluarën dhe për t`i nderuar viktimat, por mbi të gjitha është thirrje për drejtësi.”
Presidentja po ashtu ka thënë se “Kujtimi për jetët e humbura e të pafajshme do të jetë i përhershëm, teksa zëri ynë për drejtësi do të kumbojë, deri në triumfin e saj!”/FolDrejt/