Forcat e regjimit sirian kanë prishur armëpushimin vetëm gjysëm ore pasi ajo erdhi në efekt, shkruan media e madhe arabe Al Jazeera.
“Forcat siriane vijojnë të bombardojnë jugun e Idlibit dhe Perëndimin e Alepos, duke dhunuar marrëveshjen e armëpushimit,” të arritur mes presidentëve Rexhep Taip Erdogan dhe Vladimir Putin, përcjell foldrejt.com.
Një ndër fshatrat që është bombarduar është al-Ghab.
Përndryshe mediat turke kanë theksuar gjithashtu se rreth 400 ushtarë iranianë janë dërguar drejt Alepos. Kjo pas humbjeve të rënda të armatës siriane prej ushtrisë turke javëve të kaluara./Foldrejt.com