Forcat e regjimit sirian kanë filluar një mësymje tokësore për të pushtuar qytetin e fundit të kontrolluar nga rebelët Idlibin.
Zëdhënësi i ushtrisë siriane ka bërë me dije se ka pushtuar fshatin Tal Malah, pranë qytezës Jibben. Forcat tokësore janë mbështetur nga bombardimet ajrore të cilat kanë sjellur edhe vdekjen e madhe të civilëve. Vetëm gjatë tre muajve të fundit kanë vdekur rreth 400 civilë dhe zhvendosur 440 mijë të tjerë në rrethinën e Idlibit, informon foldrejt.com.
Eskalimi i situatës në Idlib do të thoshte një valë e re e refugjatëve në Europë, pasi në këtë rajon kanë gjetur strehim shumica e ish rebelëve anti-Assad./Foldrejt.com