Regjisori shprehet se “ka njerëz që nuk na janë afër, por mund të bëhen heronjtë tanë, siç është rasti me të ndjerin, të cilët bëhen heronjtë tanë sepse nuk mund t’i kritikojmë.
Regjisori iranian Ashgar Farhadi thotë se sot nuk ka heronj të vërtetë, se në veprat e tij merret me ndikimin e gabimeve të vogla në jetën e përditshme dhe se sfida e tij më e madhe është të bëjë që shikuesit të harrojnë ta shikojnë filmin, transmeton Fol Drejt.
“Nuk besoj se sot kemi personazhe që janë heronj në të gjitha aspektet e jetës së tyre”, tha Farhadi në një intervistë online pas shfaqjes së filmit të tij “Hero” në natën e dytë të Festivalit Kustendorf./FolDrejt/