Regjisorja izraelite, Hadar Morag, ka treguar një histori të gjyshës së saj, se si udhëheqësit izraelitë në atë kohë e kishin kthyer në një shtëpi, e cila ishte e disa arabëve të cilët ishin dëbuar nga shtëpia më dhunë.
“Kur gjyshja ime mbërriti këtu, pas Holokaustit, Agjencia Hebraike i premtoi asaj një shtëpi. Ajo nuk kishte asgjë, pasi e gjithë familja e saj ishte shfarosur. Ajo priti një kohë të gjatë në një tendë, në një situatë jashtëzakonisht të pasigurt. Më pas e dërguan në Ajami, ne Jaffa, në një shtëpi të bukur në breg të detit. Ajo vuri re se në tavolinë ishin ende pjatat e arabëve që jetonin aty, të cilët i kishin nxjerrë me forcë. Më pas, ajo u kthye te agjencia dhe tha: Më ktheni përsëri në çadër. Unë nuk do t’i bëj kurrë dikujt tjetër atë që më bënë mua. Kjo është trashëgimia ime, por jo të gjithë e bënë të njejtën zgjedhje. Si u bëmë njësoj si ata që kundërshtuam? Kjo është pyetja e madhe.”, ka thënë Hadar Morag.