Njëzet e nëntë vende kanë raportuar raste të epidemisë aktuale, e cila filloi në maj.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot se më shumë se 1000 raste të lisë së majmunëve janë raportuar në atë organizatë në epideminë aktuale jashtë vendeve afrikane, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Gebrejesus tha se rreziku i lisë së majmunëve në këto vende jo-endemike është real, por se ai mund të parandalohet./FolDrejt/