Mediat amerikane bëjnë të ditur se më shumë se njëqind njerëz vdiqën në Florida dhe Karolinën e Veriut për shkak të uraganit Ian, transmeton Fol Drejt.
Sipas CNN, megjithatë, numri zyrtar i të vdekurve është ende në 72, nga të cilët 68 në shtetin e parë.
Pesëdhjetë e katër nga vdekjet ishin vetëm në kontenë Lee, dhe autoritetet lokale dhe shtetërore janë kritikuar për mos lëshimin e urdhrave të mëhershëm për evakuimin e zonave të përmbytura.
Florida është ende duke vlerësuar pasojat, duke përfshirë dëme të mëdha pronësore nga Ian një nga uraganet më të fortë kohët e fundit në SHBA.
Presidenti demokrat Joe Biden pritet ta vizitojë shtetin nesër të mërkurën, ndërsa presioni ndaj tij do të rritet.
Guvernatori i Floridës, republikani Ron DeSandis, është ndër kritikët më të ashpër të zotit Biden.
Dje ishte e paqartë nëse të dy ata do të ishin krah për krah gjatë vizitës presidenciale, mes përshkallëzimit të tensionit politik në SHBA me afrimin e zgjedhjeve afatmesme të nëntorit./FolDrejt/