Rajoni Bask, rajoni verior i Spanjës, regjistroi temperaturë të lartë rekord të mërkurën mes valës të së nxehtit, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Vala ekstreme e të nxehtit të Spanjës këtë verë ka goditur më së shumti zonën, ku distrikti Sodupe raportoi temperaturën më të lartë ndonjëherë prej 45.3 gradë Celsius, sipas Agjencisë Meteorologjike të Spanjës.
Alava, një nga tre provincat baske, regjistroi temperaturë prej 44.6 gradë, ndërsa në aeroportin e Bilbaos termometri tregoi 43.7 gradë Celsius.
“Temperatura mesatare në bregdet është rreth 36 gradë Celsius”, njoftoi agjencia meteorologjike.
Baskia është i vetmi rajon në Spanjë ku është shpallur alarm i kuq për shkak të nxehtësisë ekstreme.