Një tërmet me magnitudë 6.1 është regjistruar në brigjet e Gadishullit Rus Kamçatka mëngjesin e sotëm, njoftoi dega rajonale e Shërbimit Gjeofizik të Akademisë së Shkencave Ruse.
Epiqendra ishte në Oqeanin Paqësor, afër bregut jugor të gadishullit, 170 kilometra nga Petropavlovsk-Kamchatsky, raporton RIA Novosti./FolDrejt/