Një tërmet me magnitudë 4.0 është regjistruar herët në mëngjes në Detin Adriatik, dhe epiqendra ishte 2 kilometra në jug të Dubrovnikut, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Siç thuhet në faqen e internetit të EMSC, epiqendra ishte në një thellësi prej 4 kilometrash dhe 84 kilometra në juglindje të Mostarit në Bosnje dhe Hercegovinë.
Portali Klix raporton se për momentin nuk ka informacione për dëme materiale./FolDrejt/