Autoritetet shëndetësore të Zelandës së Re njoftuan sot se një vizitor i huaj vdiq nga tërbimi, duke e bërë këtë sëmundje herën e parë që zbulohej në atë vend.
Personi, i cili vdiq javën e kaluar në një spital në Auckland, ishte infektuar jashtë vendit dhe u diagnostikua në Zelandën e Re, ku u trajtua, tha sot Ministria e Shëndetësisë, raporton Bloomberg.
Transmetimi nga personi në person i tërbimit është aq i rrallë sa është pothuajse i padëgjuar, kështu që nuk ka asnjë rrezik për publikun, thuhet në raport, transmeton Fol Drejt.