Është regjistruar vdekja e parë nga virusi i lisë së majmunit (Monkeypox) në Nigeri.
Në deklaratën nga Qendra Nigeriane për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC) thuhet se një person ka vdekur nga virusi i lisë së majmunit. Virusi është zbuluar në 9 shtete dhe në kryeqytetin Abuja ndërsa numri i rasteve me linë e majmunit është rritur në 21, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Mësohet se personi që humbi jetën ishte një pacient 40-vjeçar i cili mbahej në vëzhgim.
Vdekja e fundit si pasojë e virusit të lisë së majmunit në Nigeri u regjistrua në vitin 2019.
– Virusi i lisë së majmunit
Lija e majmunit, e njohur si një nga sëmundjet e rralla të shkaktuara nga një virus endemik, ndahet në dy lloje, ajo e Kongos dhe Afrikës Perëndimore.
Lloji i virusit në Kongo ka rrezik vdekshmërie deri në 10 për qind ndërsa lloji i virusit të Afrikës Perëndimore ka shkallë vdekshmërie prej 1 për qind në një nga 2 raste.
Virusi, i cili zakonisht transmetohet nga kafsha tek njeriu dhe rrallë nga njeriu në njeri, mund të shkaktojë temperaturë të lartë dhe fshikëza kruajtjeje në trup./FolDrejt/