Përfaqësuesit e Reiss Nelson të Arsenalit i kanë ofruar shërbimet e tij Milanit, sipas Calciomercato, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
23-vjeçarit i skadon kontrata në Emirates Stadium gjatë verës dhe pavarësisht bisedimeve të vazhdueshme për një marrëveshje të re, ai po kërkon një largim për të marrë minuta të rregullta.
Kuqezinjtë do të ishin të gatshëm ta bëjnë anësorin anglez një nga lojtarët e tyre jashtë BE-së nëse mund ta transferojnë atë në fund të sezonit aktual. /FolDrejt/