Shqipëria ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet miqësore, më 26 dhe 29 mars, kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë.
Në listë ka dy debutues, Kristjan Asllani dhe Adrian Bajrami. I pari pjesë e Empolit, i dyti pjesë e Benfica. Rikthehet edhe Elhan Kastrati, i cili merr vendin e Gentian Selmanit të dëmtuar.
Dermaku, Veseli dhe Trashi nuk janë ftuar në prapavijë, sikurse Amir Abrashi në mesfushë. Në sulm Balaj mbetet jashtë, ndërkohë që ka vend këtë herë për Vrionin.
LISTA E SHQIPËRISË PËR MIQËSORET ME SPANJËN DHE GJEORGJINË
Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Erjon Hoxhallari, Adrian Bajrami, Ermir Lenjani, Albi Doka
Mesfushorë: Keidi Bare, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Nedim Bajrami, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Odise Roshi
Sulmues: Sokol Cikalleshi, Armando Broja, Rei Manaj, Myrto Uzuni, Giacomo Vrioni