Forbes ka publikuar listën e dhjetë sportistëve më të paguar për vitin 2023. Lista përfshin paratë që fitojnë në fushë dhe paratë që fitojnë nga marrëveshje të ndryshme sponsorizimi.
Këtë vit, për herë të parë, 10 sportistët më të paguar do të kenë një pagë të kombinuar prej më shumë se një miliard euro – do të jetë rreth një miliard e pesë milionë, ndërsa rekordi i mëparshëm ishte ai i vitit 2018, kur ata fituan rreth 960 milionë euro.
Lista e sportistëve më të paguar (në euro):
1. Cristiano Ronaldo (futboll) – 123.2 milion
2. Lionel Messi (futboll) – 117.7 milion
3. Kylian Mbappe (futboll) – 108.7 milion
4. LeBron James (basketboll) – 108.2 milion
5. Canelo Alvarez (boks) 996 milion.
6. Dustin Johnson (golf) – 96.9 milion
7. Phil Mickelson (golf) – 95.1 milion
8. Stephen Curry (basketboll) – 90.9 milion
9. Roger Federer (tenis) – 86.1 milion
10. Kevin Durant (basketboll) – 80.7 milion
Në krye është Cristiano Ronaldo, paga e madhe e të cilit në Al Nassr përbën vetëm një të tretën e të ardhurave të tij totale, ndërsa pjesën tjetër e fiton jashtë fushës. Pas tij vjen Lionel Messi, i cili fiton njësoj si në fushë ashtu edhe jashtë saj, ndërsa i treti Kylian Mbappe fiton 90 milionë në fushë.
Të tre janë gjithashtu futbollistët e vetëm në listë – të ndjekur nga basketbollisti LeBron James, boksieri Canelo Alvarez dhe lojtarët e golfit Dustin Johnson dhe Phil Mickelson. Është interesante se në vendin e nëntë është tenisti në pension Roger Federer, i cili vazhdon të fitojë pasuri të vërtetë përmes partnerëve të ndryshëm, transmeton Fol Drejt.