James në sezonet dhe ndeshjet e ligës NBA ka shënuar 44.157 pikë duke kapërcyer Abdul-Jabbar i cili kishte 44.149 pikë.
Basketbollisti i famshëm i Los Angeles Lakers, LeBron James theu rekordin e Kareem Abdul-Jabbar dhe në total ka shënuar më së shumti pikë në sezonet e rregullta dhe të play-off-it në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA), shkruan AA.
Ky është sukses i ri i 37-vjeçarit James, i cili është katër herë fitues i kampionatit të NBA-së dhe ka grumbulluar katër çmime si lojtari më i mirë i sezonit të rregullt dhe lojtari më të mirë në playoff.
James shënoi 26 pikë mbrëmë në ndeshjen të cilën LA Lakers e humbi nga Golden State Woriors, duke e çuar atë në 36,526 pikë në sezonin e ligës NBA, ndërsa më parë mbante rekordin me 7,631 pikë në play off-et, transmeton Fol Drejt.
James tani ka 44,157 pikë në sezone dhe playoff, duke ia kaluar Abdul-Jabbar i cili shënoi gjithsej 44,149 pikë në këto dy faza të kompeticionit.
Pas dy yjeve, më së shumti pikë në sezon dhe në play-off të NBA-së radhiten Karl Malone (41,689), Kobe Bryant (39,283) dhe Michael Jordan (38,279)./FolDrejt/