Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në lidhje me situatën me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka thënë se në koordinim me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse është diskutuar për të propozuar masa të reja për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Me sa duket do mbyllen lokalet dhe do ketë restrikcione në transportin publik.
Filipçe tha se sot janë regjistruar 364 raste të reja, kurse 414 pacientë janë të shtruar nëpër spitale.
Si qendër e përhapjes së virusit Korona mbetet Shkupi dhe komuna e saj Aerodrom.
Luten qytetarët që të mos dalin pa nevojë dhe të ruajnë distancën.