Pak ditë pas festimeve zyrtare të 70 vjetorit në fron, Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar thyen një tjetër rekord. Sipas Daily Mail, Elizabeth u bë monarku i dytë më jetëgjatë në historinë botërore që nga sot.
Monarkja 96-vjeçare kaloi sot Mbretin e Tajlandës Bhumibol Adulyadej, i cili qëndroi në fron për 70 vjet e 126 ditë midis 1946 dhe 2016.
Në fillim të këtij muaji, mbretëresha tejkaloi Johann II të Lihtenshtajnit, i cili mbretëroi për 70 vjet e 91 ditë, deri në vdekjen e tij në shkurt 1929.
Luigji i XIV i Francës mbetet monarku më jetëgjatë, duke mbretëruar për 72 vjet e 110 ditë nga 1643 deri në 1715, dhe mandati i Mbretëreshës është tani 70 vjet e 126 ditë. /abcnews.al/