Presidenti amerikan Joseph Biden bëri një gafë të re kur shkroi dy herë gabim emrin e qytetit Rolling Fork në Misisipi, të cilin e vizitoi me gruan e tij pasi qyteti u godit nga një tornado shkatërruese.
Biden, duke iu drejtuar të pranishmëve në qytet, në dy raste iu referua Rolling Fork-ut si Rolling Stone.
“Unë jam duke u siguruar që ju të keni një vend për të fjetur, ushqim për të ngrënë, duke ju ndihmuar të rindërtoni jetën tuaj në Rolling Stone,” tha Biden, transmeton Fol Drejt.