Ministria e Arsimit vendosi ta shtyjë me një javë nisjen e vitit të ri akademik, që fillon në 18 tetor. Kjo për t’iu dhënë edhe një javë kohë për t’u vaksinuar studentëve, pranë strukturave lëvizshme të vendosura afër universiteteve.
Fatbardh Sallaku, Rektor Universiteti Bujqësor i Tiranës: Stafi akademik I Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe besoj edhe I universiteteve të tjera është I vaksinuar mbi masën 90 %, përfshirë këtu edhe stafin akademik ndihmës dhe stafin administrativ. Për sa I përket numrit të studentëve, ne kemi një shifër të përafërt që është rreth 15 % të vaksinuar deri më tani nga të dhënat që japin sekretaritë.