Përveç zgjerimit të biznesit të motorëve me djegie të brendshme tek makinat elektrike, Renault po kërkon të rinovojë aleancën me Nissan me qëllimin për të bindur partnerin japonez të investojë në njësinë e re elektrike.
Renault i Francës dhe Geely i Kinës njoftuan sot krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët 50-50, e cila do të furnizojë motorët për markat dhe modelet e tyre me benzinë me teknologji hibride, si dhe prodhues të tjerë makinash, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Ky është i fundit në një seri hapash të ndërmarra nga kompania franceze si pjesë e një ristrukturimi kompleks./FolDrejt/