Asnjë lëvizje për kombëtaren e Shqipërisë në renditjen e FIFA-s. Skuadra kuqezi mban vendin e 66-të në përditësimin e klasifikimit të përgjithshëm botëror për muajin shkurt. Me këtë pozicion, ishte mbyllur edhe viti 2020.

Për shkak të mungesës së ndeshjeve zyrtare në muajt e fundit, edhe kombëtarja e Kosovës ruan vendin e 117-të në renditjen e FIFA-s.
Asnjë ndryshim edhe në krye të klasifikimit, ku vendin e parë vazhdon ta mbajë Belgjika, e ndjekur nga kampionët e botës të Francës dhe Brazili në vendin e tretë.