Turqia u godit nga tërmeti 6.8 shkallësh ku deri tani raportohen 14 të vdekur. Situata vëzhgohet me intenzitet të gjërë dhe Turqia po merr gjithë masat për evitimin e vdekjeve të papritura nga personat të mbetura në rrënoja.
Pacolli në një reagim në rrjetet sociale ku ka etiketuar homologun e turk, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Kosova është e gatshme të dërgojë trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), për të ofruar ndihmë në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.
“Jemi duke e ndjekur nga afër situatën e tërmetit në Turqi. Shpresojmë dhe lutemi që të mos ketë viktima dhe mendimet tona janë me miqtë tanë turq në këto momente. Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme për zonat e prekura”, ka shkruar Pacolli.
Siç ka njoftoi Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti me fuqi prej 6.8 ballë sipas Rihterit u regjistrua në qytetin Elazığ, në distriktin Sivrice, në lindje të Turqisë, të premten rreth orës 20:55 sipas orës lokale.
Ndërkohë theksohet se tërmeti ka ndodhur në një thellësi 6.75 kilometrave.