Është nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës katërkatëshe trupi i pajetë i 22 vjeçares Griselda Lala, kurse nga Thumana janë nxjerë të pajetë edhe tre trupa të tjera – viktimat janë Almir Cara, e fejuara e tij Stela, ndërsa për fëmijën raportohet që mban mbiemrin Vata.
Numri i viktimave të tërmetit tragjik që ka goditur Shqipërinë, ka shkuar në 35, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë nën rrënoja edhe për të mbijetuar të mundshëm, apo trupa tjerë. Mendohet se edhe 20 persona tjerë ndodhen nën rrënoja.
Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë gërmimet nën rrënojat e shtëpisë së familjes Lala, ku besohet se pesë anëtarë të tjerë të kësaj familje qëndrojnë nën rrënoja./Foldrejt.com