Si pasojë e rënies së çatisë së Komunës së re të Prishtinës, një vajzë kë pësuar lëndime trupore.
Shefi i Urgjencës së Prishtinës, Avdyl Pacolli, në një prononcim për Klankosova.tv ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime në kokë.
“Pacientja ka qenë komunikuese dhe ajo ka pësuar një plagë në kokë. Gjithsesi është një politraumë me fraktura të mundshme. Ekipet tona e kanë stabilizuar pacienten, është bërë përpunimi dhe fashimi i plagës, pacientja në fjalë është përcjellë deri në Qendrën Emergjentë pranë ShSKUK-së për ekzaminime diagnostiko-radiologjike”, ka thënë Pacolli.
Tutje, ai ka treguar se viti i lindjes së viktimës është 2000, që i bie të jetë 24-vjeçare.
“Pacientja ka qenë komunikuese në momentin kur ekipet tona e kanë lënë në ShSKUK. E njëjta tash është duke u kuruar, trajtuar në Qendrën Emergjente”, ka shtuar ai.