Disa mijëra njerëz u mblodhën sot në protestat në qendër të Pragës duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Petr Fiala, e cila, sipas tyre, nuk kujdeset sa duhet për problemet ekonomike të vendit.
Sipas Jindřich Reichl, lideri i partisë së re politike PRO, është ai i cili e organizoi demonstrata në sheshin Wenceslas nën sloganin “Republika Çeke kundër mjerimit”, “qeveria çeke duhet të kujdeset për interesat e qytetarëve çek para së gjithash”, raporton portali seznam.cz.
PRO, siç theksoi ai, dëshiron që qeveria çeke të ndalojë mbështetjen ushtarake të Ukrainës dhe të bëjë thirrje për një zgjidhje paqësore të luftës në atë vend, transmeton Fol Drejt.