Republika Çeke do të blejë 24 avionë luftarakë amerikanë F-35, njoftoi sot kryeministri Petr Fiala.
“Aeroplani i parë F-35 do të jetë gati në 2029 dhe pilotët tanë më pas do të fillojnë stërvitjen në Shtetet e Bashkuara,” u tha Fiala gazetarëve, duke shtuar se avioni i parë F-35 do të mbërrijë në Republikën Çeke në vitin 2031 dhe ushtria çeke pritet t’i ketë 24 avionët deri në 2035.
Ministrja e Mbrojtjes Jana Černochová tha se çmimi total i transaksionit është 150 miliardë korona (6.5 miliardë dollarë).
“Deri në vitin 2034, ne do të paguajmë rreth 106 miliardë korona për avionë, municione, simulatorë, stërvitje dhe sende të tjera”, u tha ministri gazetarëve.
Pjesa tjetër do të shpenzohet për blerjen e karburanteve, në mënyrë që paratë të mbeten në buxhetin e shtetit çek, shtoi ajo.