Republika e Kosovës është e para në rajon me vaksinim të popullsisë, ku tashmë 45 për qind e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti COVID-19.
Sipas të dhënave të publikuara Kosova ka lënë pas të gjitha vendet e rajonit, sa i përket vaksinimit të popullsisë.
Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina qëndrojnë të gjitha pas Kosovës në këtë listë.
Ndryshe, tashmë ish Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në konferencën për media ku dha edhe lajmin për dorëheqjen e tij, tha se deri në fund të vitit pritet të vaksinohen 75 për qind e popullatës mbi moshën 16 vjeçare.