Republika e Kosovës e ka realizuar edhe një zotim të rëndësishëm duke miratuar Deklaratën Kundër Ndalimit Arbitrar në Marrëdhëniet Shtet me Shtet, që është nismë e Kanadasë.
Mbështetja e kësaj deklarate e rendit Republikën e Kosovës në mesin e 70 shteteve që kanë dhënë përkrahje ndaj kësaj nisme, transmeton Fol Drejt.
Miratimi i Deklaratës Kundër Ndalimit Arbitrar në Marrëdhëniet Shtet me Shtet, është një zotim tashmë i përmbushur nga Republika e Kosovës, në kuadër të Samitit për Demokraci të organizuar nga presidenti i ShBA-ve, z. Joe Biden./FolDrejt/