Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bardhyl Dobra, ka marrë pjesë në konferencën vjetore të International Association of Schools and Institutes of Administration – IASIA, e cila është mbajtur në Mbretërinë e Marokut, nën patronazhin e lartë të lartmadhërisë së tij, Mbretit Mohammed VI.
Gjatë ditës së djeshme, Republika e Kosovës u përzgjodh, përmes një procesi zgjedhor anonim, anëtare e bordit menaxhues të IASIA – rrjetit më të madh në botë për edukim dhe trajnim në fushën e administratës publike, transmeton Fol Drejt.
Me këtë rast, është përzgjedhur që zëvendësministri Dobra, si i nominuar i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Institutit të Kosovës për Administratë Publike, të përfaqësojë Republikën e Kosovës në këtë bord, si dhe të angazhohet për reformë në administratën publike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Në këtë konferencë kanë marr pjesë mbi 400 pjesëmarrës nga shumë vende të botës./FolDrejt/