Gjatë dy ditëve të ardhshme në vend do të mbretërojë mot i ndryshueshëm dhe jo stabil.
Sipas njoftimit të IHMK-së, parashihen rreze dielli, vranësira dhe vende-vende reshje të shoqëruara me shkarkime elektrike.
Indeksi UV do të shënoj vlera mesatare deri të larta.
Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.