Shirat e dendur në Japoninë qendrore dhe perëndimore kanë shkaktuar paralajmërime për evakuim emergjent për rreth 76 mijë banorë në Toyohashi, që ndodhet në provincën Aichi, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Gjashtë provinca, përfshirë provincat Kochi, Nara, Wakayama, Toyohashi dhe Shizuoka, u prekën rëndë nga reshjet, të cilat pritet të vazhdojnë edhe në fundjavë, raportoi Kyodo News me bazë në Tokio.
Moti i ashpër ka shkaktuar ndërprerje në transport, duke përfshirë trenat e shpejtë dhe linjat lokale, duke çuar në anulimin e shumë shërbimeve.