Bora ka mbuluar Kosovën, ashtu siç kishin paralajmëruar meteorologët ditë më parë.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, janë të kalueshme pas reshjeve të borës.
Durmishi bëri thirrje për kujdes në komunikacion.
“Me 19 kontrata aktive të mirëmbajtjës që i kemi në gjithë territorin e Kosovës, që nga orët e hershme të mëngjesit jemi në teren. Aktualisht të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ministria janë të kalueshme. Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të lëvizin me kujdes duke ju përshtatur kushteve të rrugëve, dhe të mos dalin në rrugë pa paisjet e obligueshme për sezonën e dimrit”, tha ai.