Si pasojë e shirave intensivë në rajonin Sindh të Pakistanit, 15 persona kanë humbur jetën.
Sipas lajmeve në shtypin lokal, shirat muson që vazhdojnë në Sukkur, Shikarpur dhe zona të ndryshme të rajonit Sindh, kanë ndikuar negativisht në jetën e banorëve, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Bëhet e ditur se kanë humbur jetën 15 persona të cilët kanë mbetur nën rrënojat e shtëpive të shembura për shkak të shirave intensivë në të gjithë rajonin.
Autoritetet kanë vënë në dukje se deri më tani në rajon nga reshjet janë prekur rreth 900 mijë persona dhe se janë shembur 26.600 shtëpi.
Po ashtu autoritetet kanë theksuar se në çadrat e ngritura janë strehuar 37.500 persona dhe se kanë ngordhur 800 bagëti e trashë.
Ministri i Jashtëm, Bilawal Bhutto Zardari, i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe ka kërkuar që t’u jepet ndihmë./FolDrejt/