Reshjet e shiut kanë mbuluar rrugët e kryeqytetit me ujë.
Reshjet e dendura të shiut këtë pasdite në kryeqytet, kanë bërë që rrugët të mbushen me ujë, shkruan lajmi.net.
Në pamjet e siguruara nga lajmi.net, shihet se pjesa tek “4 Llullat”, është e mbuluar tërësisht nga uji, duke vështirësuar qarkullimin e qytetarëve dhe veturave.
Gjendje e njëjtë është edhe në disa lagje të tjera të kryeqytetit dhe njëkohësisht edhe në rajone të tjera të Kosovës.
Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar se reshje të shiut do të ketë edhe gjatë ditës së nesërme.