Në shembjen e çatisë së dy shtëpive në Baluchistan të Pakistanit, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, kanë humbur jetën gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë.
Mediat lokale raportuan se reshjet e shiut ndikuan negativisht në jetën në qytetin Ketta, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Zyrtarët njoftuan se çatitë e dy shtëpive u shembën dhe gjashtë persona humbën jetën.
Shumë shtëpi janë shembur në të gjithë qytetin, pemët kanë rënë në rrugë dhe ka pasur dëmtime në rrjetin e furnizimit me energji elektrike.
Ushtria gjithashtu merr pjesë në operacionet e shpëtimit./FolDrejt/