Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi reshjet e shiut shkaktuan përmbytje të shpejta në rrethet lindore.
“Me keqardhje njoftojmë se gjashtë persona të kombësive aziatike janë gjetur të vdekur si rezultat i përmbytjeve”, tha shefi i operacioneve qendrore të ministrisë së brendshme, Ali al-Tunaiji, transmeton rtv21.tv.
Ministria më vonë njoftoi vdekjen e një emigranti të shtatë aziatik.
Temperaturat e korrikut në Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë rregullisht 40 gradë Celsius, por bregu lindor i saj mund të ndikohet gjithashtu nga musonët e Oqeanit Indian.
Kur shiu i rrëmbyeshëm bie në tokë të pjekur nga dielli, mund të çojë në përmbytje të shpejta.
Shërbimet e urgjencës thanë se u ishin përgjigjur qindra thirrjeve për ndihmë gjatë dy ditëve të fundit pasi u përmbytën rrugët e qytetit port të Fujairah dhe rrethe të tjera lindore./21Media