Të paktën tetë persona kanë vdekur pasi shirat e vrullshëm përmbytën një pjesë të Kentakit lindor, me zyrtarët që shprehen të shqetësuar se numri i viktimave do të dyfishohet.
Një seri stuhish sollën reshje të mëdha dhe shkaktuan dëme që mund të duhen vite për t’u riparuar, tha guvernatori Andy Beshear , i cili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në gjashtë qarqe të enjten në mëngjes.
Qindra shtëpi janë shkatërruar nga fatkeqësia, tha guvernatori i shtetit Bluegrass, i cili ka shpallur një emergjencë mbarëkombëtare.
Shërbimi Kombëtar i Motit tha se më shumë përmbytje ishin të mundshme të premten në rajonin Appalachian, duke përfshirë Virxhinia Perëndimore dhe Virxhinia jugperëndimore, shkruan BBC.
“Aktualisht po përjetojmë një nga ngjarjet më të këqija, më shkatërruese të përmbytjeve në historinë e Kentakit”, tha zoti Beshear në shpalljen e emergjencës.
Mes të vdekurve ishte një grua 81-vjeçare në kontenë Perry.
“Kjo është një fatkeqësi natyrore e vazhdueshme, me më shumë shira që priten sonte dhe që mund të përkeqësojnë situatën”, tha guvernatori në Twitter.
Përmbytjet lanë 23 mijë familje pa energji elektrike dhe “një numër njerëzish” nuk janë gjetur ende, tha ai.
Në videot e nxjerra nga mediat lokale, rrugët dukeshin si lumenj, me nivelin e ujit që arrinte deri tek gjethet e pemëve, ndërsa tabelat shfaqeshin mbi ujin ngjyrë kafe.
Shteti Kentaki aktivizoi Gardën Kombëtare dhe policinë e shtetit për të përdorur helikopterë dhe varka për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nga përmbytjet, tha Guvernatori Beshear.
Qendrat e evakuimit u hapën në parqet shtetërore dhe objekte të tjera, por zoti Beshear paralajmëroi se disa nga objektet ishin goditur rëndë nga stuhitë dhe mund të mos kenë energji ose disa pajisje.
Uji i pijshëm do të jetë gjithashtu i vështirë për t’u gjetur në disa pjesë të rajonit të përmbytur, dhe uji do të sillet me kamionë, tha ai./abcnews.al/