Pas reshjeve të dendura të shiut në rajonin Shimane në perëndim të Japonisë u bë thirrje për evakuimin e 370 mijë personave, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Për shkak të reshjeve në disa pjesë të ndryshme të qytetit Izumo u shënuan 15 rrëshqitje dheu. Ndërsa 20 zona në të gjithë qytetin u prekën negativisht nga përmbytjet e lumit.
Në një deklaratë nga bashkia lokale bëhet e ditur se si pasojë e ndërprerjes së qasjes në autostrada është humbur kontakti me qendrën e 4 zonave në qytetin Izumo.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka përsëritur thirrjet e saj ndaj popullatës pas shpeshtimit të reshjeve lokale në rajonin Shimane në vend.
Në kuadër të kësaj u kërkua evakuimi i 370 mijë personave në të gjithë rajonin Shimane. Agjencia ka vazhduar paralajmërimet e saj se rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet mund të vazhdojnë.
Si pasojë e reshjeve të dendura në fillim të javës u kërkua evakuimi i 360 mijë personave në qytete të ndryshme në rajonin Kyushu në vend.
Sezoni i reshjeve “tsuyu” i njohur si “shirat e kumbullës” në Japoni, zgjat nga fundi i majit deri në mes të korrikut.