Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur, pas shirave të dendur dhe përmbytjeve që goditën Japoninë jugperëndimore, raportoi AP.
Gjatë fundjavës, ra shi i dendur në rajonet Kyushu dhe Chugoku, duke shkaktuar vërshimin e shumë lumenjve dhe krijimin e rrëshqitjeve të dheut që mbyllën rrugët.
Është ndërprerë edhe qarkullimi hekurudhor, në disa zona është ndërprerë furnizimi me ujë./FolDrejt/