Shirat e dendur dhe përmbytjet kanë vrarë të paktën 22 persona në Indinë veriore, thanë sot autoritetet lokale dhe mediat.
Shkollat në Nju Delhi u mbyllën pasi stuhitë goditën kryeqytetin gjatë fundjavës dhe autoritetet në shtetet Himalayan të Himachal Pradesh dhe Uttarakhand u kërkuan njerëzve që të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre nëse nuk ishte e nevojshme, raportoi Reuters.
Si pasojë e motit, të paktën 22 persona humbën jetën të dielën në shtetet Himachal Pradesh, Uttarakhand, Uttar Pradesh, Jammu dhe Kashmir dhe Punjab, tha The Times of India./FolDrejt/