YouTube ka mbyllur kanalin në YouTube të Dumës së Shtetit të Rusisë [dhoma e ulët e parlamentit] për shkak të sanksioneve të fundit të qeverisë amerikane, konfirmoi Google.
Von der Leyen paralajmëron Hungarinë: Nëse paguani në rubla, ju shkelni sanksionet e BE-së
Burime nga BE-ja: Ndalimi i importit të qymyrit rus nga vendet anëtare fillon në gusht
“Google është e angazhuar të respektojë të gjitha sanksionet e zbatueshme dhe ligjet e pajtueshmërisë tregtare. Nëse zbulojmë se një llogari shkel Kushtet tona të Shërbimit, ne marrim veprimet e duhura. Ekipet tona po monitorojnë nga afër situatën për çdo përditësim dhe ndryshime,“-tha një zëdhënës i Google.
Mbikëqyrja ruse e telekomit Roskomnadzor kërkoi që Google të heqë kufizimet dhe të shpjegojë arsyen e tyre, njoftoi të shtunën agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS. Mbikëqyrësi kërkoi që Google të rivendoste menjëherë aksesin në kanalin “Duma TV” të Dumës së Shtetit Rus në YouTube, duke shtuar se bllokimi i tij pengon rrjedhën e lirë të informacionit.
Në përgjigje të kufizimeve të mëparshme të YouTube, mbikëqyrësi i telekomit i Rusisë ndaloi reklamimin e Google dhe aksesin në shërbimet e Google duke përfshirë Google Search dhe Gmail në Rusi të enjten, njoftoi të shtunën agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA-Novosti.