17 persona vdiqën si pasojë e një zjarri që u hap në një restorant në Kinë.
Tre të tjerë mbetën të lënduar.
Zjarri u raportua në Changchun dhe sipas njoftimit të Qeverisë, zjarrfikësit menjëherë me t’u lokalizuar zjarri arritën në vendngjarje.
“Të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim”, thuhet në njoftim.
Autoritetet bënë të ditur se shkaqet që çuan në përhapjen e zjarrit ende nuk dihen, por rasti po hetohet./21Media