Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË HISTORI

Retro/Berisha me fjalim rrëqethës për vendlindjen e tij

6 vjet më parë
in HISTORI, TË FUNDIT
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Sali Berisha është ndër tre personalitetet shqiptare që dominoi skenën politike në njëqindvjetorin e parë të pavarësisë së Shqipërisë, krahas Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhës.

Përveç retorikës së tij të shquar, si politikan i kalitur, ai ka mbajtur shpesh fjalime që do mbesin gjatë në kujtesën e shqiptarëve. Por si një ndër fjalimet e tij më elokuente mbetet falenderimi i tij kundrejt bashkëqytetarëve dhe vendlindjes së tij në Tropojë 2009.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

Porosit Web Porosit Web

Në vijim foldrejt.com, ju sjell fjalimin e plotë të Sali Berishës, të asaj kohe, ku e vizitonte vendlindjen pas 12 vjetësh mungesë – pavarësisht se kishte qenë lider i qeverisë dhe opozitës.

“Unë jam sot midis jush, para së gjithash për të shprehur krenarinë time të madhe, krenarinë time të pakufishme, për ju dhe se jam njeri prej jush. Sikundër dua t’u siguroj ju, se kudo që unë ndodhem në Tiranë, apo në metropolet e Evropës dhe të botës, në çdo vend, në çdo takim, mendja ime çdo ditë, qindra herë në ditë, vjen tek ju, vjen këtu në Tropojë, vjen në këtë vend më të dashurin për mua mbi këtë dhe. Malësia e Gjakovës është djepi, vendi ku kam lindur dhe jam rritur dhe kjo mjafton për ta dashur atë, edhe sikur qindra e qindra vite t’i kem”, u tha kryeministri mijëra qytetarëve të entuziazmuar të mbledhur në sheshin qendror të qytetit verilindor. “Por për mua”, vijoi më tej ai, “Malësia e Gjakovës është shumë më tepër se sa kaq; ajo është vendi i universitetit tim të parë, të fëmijërisë time të hershme, vendi i universitetit në të cilin unë mësova dijet e të gjitha dijeve, mësimin e të gjitha mësimeve, universiteti që më mëkoi me mësimin e madh, se dashuria për vendin, se dashuria për kombin, se dashuria për ju, është dashuria e të gjitha dashurive, është dashuria më e madhe, se kjo dashuri është gurra e pashtershme, është burimi më i fuqishëm, i frymëzimit, i fuqisë së njeriut, është sekreti i pamposhtjes së tij. Kjo dashuri”, vijoi më tej kreu i qeverisë, “është busulla, është udhërrëfyesi, që i tregon njeriut vendimet që duhet të marrë, qëndrimet që duhet të mbajë, vlerësimet që duhet të bëjë. Librat e universitetit tim të fëmijërisë në Tropojë, nuk ishin të shkruara në letra apo pergamenë, por ato ishin të mishëruara në ninulla, në këngë, në legjenda, në gjokset tuaja mbi topat e armiqve, në fshatra të djegura, në foshnjet e ekzekutuara në djep apo në barkun e nënës, në shpërnguljet masive nga 1870-1998, ato ishin të shkruara në sakrificat mbinjerëzore tuajat për liri dhe dinjitet kombëtar, në përpjekjet tuaja madhore, për të mbetur të lirë në trojet tuaja”, u shpreh më tej numri një i ekzekutivit. “Gjyshërit, stërgjyshërit, baballarët tanë”, vijoi më tej Berisha, “por dhe ju këtu, ishit në krye të përpjekjeve për liri, dinjitet dhe bashkim kombëtar në çdo kohë të historisë, që ishte kaq e padrejtë dhe e pandershme me ju, historisë që u soll me ju si njerkë e keqe, ju e trajtuat atë si shtrigë, i qëndruat sy më sy, e përzutë atë. Ju, malësorët e Malësisë së Gjakovës, nga viti 1870 deri më sot qëndruat në të gjitha kryengritjet, luftërat për liri, dinjitet e bashkim kombëtar. Ju u dogjët, u shpërngulët, por kurrë nuk u dorëzuat. Që nga 1870 deri më 1912, ju ishit djepi më i fuqishëm i kryengritjeve të mëdha të Kosovës, të cilat sollën pavarësinë e Shqipërisë, por me një padrejtësi më të madhe të kohërave, shkëputën Tropojën nga Kosova, Kosovën nga Shqipëria”, vlerësoi kreu i qeverisë, duke theksuar se fuqitë e mëdha të asaj kohe vendosën kufirin mbi trupin e kombit, por nuk e vendosën kurrë atë, mbi shpirtin e tij, i cili qëndron i bashkuar./Foldrejt.com

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Në 5 prill hapet aeroporti më i madh i botës në Stamboll, vë në rrezik Frankfurtin

Lajmi tjetër

Retro/Bebe Rexha për Bild: Shumë pjesë të muzikës sime janë ndikuar nga vendlindja ime (Dibër)

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
TË FUNDIT

Asteroidi i sapozbuluar pritet të arrijë në pikën më të afërt me Tokën

26 Janar, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM