Miqësia mes Shqipërisë dhe Kinës po merr fund. Kinezët në fakt investuan 12 miliardë marka në Shqipëri. Ambasadori shqiptar në Peking, Rebar Shtylla, e këmbeu veturën kineze me një markë japoneze. Gjithashtu studentët shqiptarë në Universitetin Peita kanë marrë ultimatumin për t’u kthyer në Shqipëri, informon foldrejt.com.
Nga ana tjetër nga Shqipëria përgatitet fluturimi i 1000 kinezëve (nga 6000 që ishte më parë) drejt Kinës. “Arroganca e një shteti të madh” dhe “akcion i pabesueshëm” e titulluan gazetat shqiptare prishjen e marrëdhënieve.
Kjo solli fundin e marrëdhënieve miqësore prej 30 vitesh mes Pekingut dhe Tiranës zyrtare, që ishte intensifikuar në 18 vitet e fundit.
Sipas një shkrese zyrtare Kina në Shqipëri kishte investuar:
-1.8 milion tonë dridhëra, përkundër që vetë populli kinez ka pasur mungesë të ushqimit dhe veshjeve.
-Mbi një milion tonë çelik.
-10.000 traktorë, edhepse bujqit kinez në shumicën e rasteve përdorin kafshët në vend të mashinerive.
-Gjashtë centrale elektrike, kryesisht hidrocentrale, përmes së cilës Shqipëria u kthye në prodhuese më e madhe e energjisë elektrike sesa konsumatore.
-Si dhe në fund ndihma e madhe ushtarake e kinezëve ndaj shtetit të vetëm mik në Evropë, ku përfshinte dy nëndetëse, raketa si dhe dhjetëra aeroplanë të tipit MiG-21 dhe 36 MiG-l9.
Pekingu zyrtar mendon se në Shqipëri ka investuar dhjetë miliardë Juan (12 miliardë marka të kohës); ndërsa ekspertët perëndimorë shifrën e vlerësojnë më së shumti 90 milion dollarë. Prej tre vitesh ekziston një ofertë sovjetike për Shqipërinë, që ta kthejë në “ekonomi perëndimore”.
Jugoslavia i frikësohet aleancave të Shqipërisë, pasi siç thekson Radio Zagrebi – Shqipëria kërkon aleatë me gjithsecilin, që nuk është dakord me ata,” duke nënkuptuar Jugosllavinë.
Shqipëria është një komb me prejardhje ilire dhe nuk ka lidhje farefisnore me asnjë shtet fqinj. Dikur ambasadori jugosllav në Moskë, Milovan Gjilas kërkoi miratimin e Stalinit për unionin e Shqipërisë në Jugosllavi si republikë e shtatë. “Sa më herët, aq më mirë,” miratoi Stalini.
Megjithatë Tito dhe Stalin i prishën marrëdhëniet në 1948 duke e rruajtur Shqipërinë në kthimin e një republike të shtatë jugosllave. Prej atëherë Shqipëria vrau Koci Xoxen dhe u bë shtet stalinist e konzervativ. Në momentin kur Hrushov flirtoi me Titon në 1957, atëherë Shqipëria ndryshoi kurs për t’u lidhur me Kinën. Megjithatë edhe Kina në vjeshtë 1977 i bëri pritje madhështore Titos, duke zemëruar Shqipërinë e Enver Hoxhës, i cilia, tha se “tani nuk mund të presim më ndihmë nga askush”.
Ndërkohë Shqipëria mundohet të normalizojë marrëdhëniet me anëtarët e NATO si Greqinë, Italinë dhe Francën. Pas vdekjes së Titos mund të priten marrëdhënie të reja të Shqipërisë.
Finesat e para të shpërbërjes së Jugosllavisë
Prej tani Enver Hoxha përmend shpesh Hasan Prishtinën të vrarë në Selanik, por i lindur në Kosovë, ndërsa kroatët hedhin dititirambe për Ante Pavelic një ish fashist dhe shef i Ustashëve të financuar nga Hitleri dhe Musolini.
Vërejtje: Shkrimi është marrë nga analizat e gazetës Der Spiegel në 1978. Sesa të vërteta dolën historitë dhe prognozat në këtë shkrim, mbetet për t’u vlerësuar nga vetë lexuesi.